Tërmeti godet Suharekën, qytetarët dalin nga shtëpitë

Një termet i fort ka goditur qytetin e Suharekës, ndërsa të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) bëjnë të ditur se ky tërmet ishte me magnitudë prej 2.8 shkallë të Rihterit, Gazeta Metro.


Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra afër Prizrenit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 2km.

Qytetar nga Suhareka i lanë thënë Gazetës Metro se ka pasur lëkundje të forta në këtë qytet, saktësisht në fshatrat Svarovë, Vraniq, Bukosh.

Ndërsa raportohet se qytetarët kanë dalë nga shtëpitë e tyre nga frika.

CATEGORIES
TAGS
Share This