Mot i vranët dhe me shi, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot i vranët dhe me reshje shiu. 

Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës, njofton tutje IHMK. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. 

CATEGORIES
Share This