Ndalohen dy punëtorët e një kompanie, dyshohet se vodhën 12 mijë euro material👇

Ndalohen dy punëtorët e një kompanie, dyshohet se vodhën 12 mijë euro material👇

Ndalohen dy punëtorët e një kompanie, dyshohet se vodhën 12 mijë euro material👇

Sinjali sot ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në kompani, ku dy punëtorë po dyshohet se kanë vjedhë material në vlerë të rreth 12 mijë eurove në pllacin e firmës në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesi i kompanisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat u zbuluan nga pamjet që janë marrë nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, është vërejtur se personat e dyshuar janë punëtorë të kompanisë.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të Policisë, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

CATEGORIES
TAGS
Share This