Ballkani bën padi ndaj Clujit?

Ballkani bën padi ndaj Clujit?

Ermal Krasniqi ishte një nga lojtarët që shkëlqeu me skuadrën e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Cluj bleu kartonin e futbollistit për shifrën e 375 mijë eurove.Por, burime të besueshme pranë klubit të Ballkanit bëjnë me dije për Newsport.al që 200 mijë euro ende nuk janë arkëtuar nga suharekasit. Edhe pse prej kohësh ka pasur negociata që të bëhet pagesa e mbetur, kjo gjë nuk ka ndodhur. Në këto kushte, nuk mbetet gjë tjetër që çështja t’i drejtohet FIFA-s për t’u zgjidhur përmes gjyqit.24-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të jetë menjëherë protagonist me rumunët teksa në 14 ndeshje rregjistron 5 gola dhe 1 asist. Tashmë pritet me interes të shihet se si do të zgjidhet kjo çështje, teksa rumunët rrezikojnë te penalizohen për mosshlyerjen e detyrimeve.

CATEGORIES
TAGS
Share This