Vdes një 5-vjeçar , dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur në Vushtrri, pasi dyshohet se është lënduar me armë zjarri.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.
Zahiti ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë.
Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësorë, ndërkohë nga autoritetet mjekësorë është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.” – ka bërë të ditur ai.
Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.