Ja sa milionë të ardhura ka Ballkani 😮💰

Ja sa milionë të ardhura ka Ballkani 😮💰

Nexhipi: Kemi mbi katër milion euro të ardhura në klub Sipas Nexhipit, e ardhmja e Ballkani në aspektin financiar është e sigurt.

“Puna më e madhe që e ka bërë presidenti ynë është ai durimi që ka pasur sepse në futboll gjërat nuk vijnë për një natë, duhet pasur një plan një koncept edhe një strategji…Pas pandemisë shumë biznese kanë qenë të rrezikuara sepse pandemia ka lënë një gropë të madhe financiare te çdo biznes në rajon dhe në botë, por faktikisht gjëja më e mirë që ka mundur të na ndodh neve si klub, si një ekip që jemi, rrugëtimi ynë i gjatë në Evropë patjetër që ka qenë me të vërtetë shumë i suksesshëm dhe shumë i mirë, një injeksion i mirë për klubin sepse kemi të ardhura mbi katër milionë euro në klub dhe kjo shumë mund të rritet nëse ndonjë lojtarë në momentet e fundit të merkatos mund të shitet, kështu që unë besoj se jemi në rrugën e duhur dhe normal nëse i qëndrojmë mbrapa asaj, atij seriozitetit që kemi në klub besoj që edhe për shumë vite Ballkani do të jetë në këto nivele që është.”, tha Nexhipi.

CATEGORIES
TAGS
Share This