Vjedhje e rëndë persona të panjohur vjedhin para të gatshme e stoli ari

Vjedhje e rëndë persona të panjohur vjedhin para të gatshme e stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi.

Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Indrit Cara Kavaja” në Prizren, Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të pronarit.

Vjedhja dyshohet se është kryer në ditët e fundit, derisa familja nuk ishte në shtëpi, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat, të cilët kanë vjedhur mijëra euro, para të gatshme e stoli të arit.

VJEDHJE E RËNDË

Prizren, 07.01.2023-14.01.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë brenda në shtëpinë e tij deri sa askush nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi dhe sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur para te gatshme si dhe stoli ari. Rasti mbetet nën hetime.” thuhet në njoftimin e policisë.

CATEGORIES
TAGS
Share This