Ku po transferohet Albion Rrahmani?

Ku po transferohet Albion Rrahmani?

Albion Rrahmani dhe Drilon Hazrollaj janë dy yjet e mëdhenj që kanë shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Si sulmuesi qendror i Ballkanit ashtu anësori i Malishevës kanë dhuruar spektakël këtë edicion në Superligë dhe mund të largohen në verë.

Dy talentet kosovarë menaxhohen nga menaxheri Kastriot Telaku i cili si duket ka filluar punën për dyshen në fjalë.

Telaku ka publikuar një foto nga Zagrebi, ku shihet te stadiumi ‘Maksimir’ i gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Siç duket menaxheri kosovar ka biseduar për njërin nga dy yjet që përfaqëson me gjigantin kroat dhe mbetet të shihet nëse Rrahmani ose Hazrollaj mund t’i bashkohen skuadrës më të madhe kroate.

CATEGORIES
TAGS
Share This