Bien çmimet e derivateve në Kosovë, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Bien çmimet e derivateve në Kosovë, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës kanë rënë në nivelin e njëjtë sikurse para tri vitesh, ka thënë sot Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Çmimi i një litri naftë në Kosovë sot është duke u shitur për 1.29 euro, ndërkaq benzina për 1.30 euro.

“S’mundemi me paragjyku per çmimet për ditët në vijim po çmimet janë në ramje. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve”, ka thënë Berjani për Paparacin.

CATEGORIES
TAGS
Share This