Të dashur tifozë🧡,

Kanë mbetur edhe 270 minuta për t’u zhvilluar në fushë, në të cilat kampionët tanë nuk do të kursejnë asgjë nga vetja.

Janë 16200 sekonda betejë futbolli, ku nën betim,secili futbollist në fushë, është gati të derdhë edhe djersën e fundit të energjisë, për ta shtruar rrugën e re drejt lavdisë.

Nga sot, janë edhe 18 ditë, çdo moment i së cilave është i mbushur me motivin më të madh të mundshëm, për ta dërguar BALLKANIN atje ku jemi mësuar ta shohim, duke bërë krenar çdo shqiptar.

Në këto 3 finale që na presin, me XHEBRAILAT dhe çdo tifoz të klubit, bashkë do të shkëlqejmë, bashkë do të luftojmë, që në fund bashkë të festojmë!

Na priftë e mbara!

CATEGORIES
TAGS
Share This