Nesër dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani-Zalgiris

Klubi nga Suhareka “Ballkani” ka njoftuar se biletat online për ndeshjen kundër ekipit “Zalgiris” nga nesër do të jenë në shitje.

Në një njoftim në Facebook nga Ballkan u tha se biletat online për ndeshjen FC Ballkani – Zalgiris (Lituani) që do të zhvillohet në fazën e kualifikimit të UEFA Champions League, do të dalin në shitje nga nesër.

“Për detaje tjera, si për çmimin dhe linkun në të cilin mund t’i blini do iu njoftojmë nesër më hollësisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

CATEGORIES
TAGS
Share This