Dr.Ardian Shala, i ka uruar qytetarët për ditën e pavarsisë

Kryetari indegës së LDK-së në Suharekë Dr.Ardian Shala ka uriar gjithë qytetarët për ditën e Pavarsisë

Përmes një postimi në facebook Shala ka shkruar:
“Kosovë, urime dita e Pavarësisë!

Të përkulur para idelogjisë madhore të presidentit historik të shtetit tonë, Dr. Ibrahim Rugovës, i cili sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve që ranë për Kosovën e mishëroj me punë të palodhshme, njohje dhe miqësi të përjetshme me Amerikën dhe vendet tjera aleate të cilat bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dërguan Kosovën drejtë rrugës së lirisë dhe pavarësisë.

Të nderuara familje të dëshmorëve e martirëve të kombit, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burra, gra, djem e vajza të reja që dhatë shumë për lirinë që ne e gëzojmë sot, më lejoni të j’u uroj ditën tonë të festës gjithë kombëtare.
Jemi gjithmonë mirënjohës dhe në obligim të veçantë ndaj jush sepse me të gjitha këto sakrifica ne sot po shënojmë me krenari 14 vjetorin e Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik.

“ Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë”

I juaji
Dr. Ardian Shala”

CATEGORIES
TAGS
Share This