Aksident trafiku në Bukosh të Suharekës

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, thuhet se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bukosh të Suharekës.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia  ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një shtyllë betoni-elektrike. Si pasoj, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar.

Burimi i lajmit: D Channel

CATEGORIES
TAGS
Share This