Reperi Gashi takohet me Bill Clintonin në Amerikë, thotë se është i nderuar ta ketë pjesë të albumit të tij

Reperi shqiptar me famë në ShBA, Gashi, ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuara me personin që i ka ndihmuar shumë Kosovës gjatë luftës së fundit në vitin 1999.

Bëhet fjalë për albumin “1984” të reperit me prejardhje nga Kosova, ku në një nga këngët e tij, mund të dëgjohet një frazë e presidentit amerikan me saksofon.

“Jam i nderuar të kem pasur këtë njeri duke luajtur në saksofon, në albumin tim ‘1984’”, shkroi rap-artisti në mbishkrimin e fotografive në Instagram

CATEGORIES
TAGS
Share This