Ky është i riu që e qëlloi me armë zjarri 51-vjeçarin, përfundon në ndalim policor

Ky është i riu që e qëlloi me armë zjarri 51-vjeçarin, përfundon në ndalim policor

Mbrëmjen e së mërkurës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bekim Berisha” në Skenderaj, ku një person ka mbetur i plagosur. I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici dhe tashmë ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Labinot Rexhepin, 31-vjeçar, i cili po dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë viktimën 51-vjeçar. 

Pasi është paraqitur në stacion policor, i dyshuari ka dorëzuar edhe armën që dyshohet ta ketë përdorur, teksa në shtëpinë e tij janë kryer bastisje. 

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Vrasje në tentativë”. 

Viktima që u plagos po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informacioneve të para është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha Zahiti.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )