Nxënësja 13-vjeçare rrëzohet nga kati i parë i shkollës , dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Nxënësja 13-vjeçare rrëzohet nga kati i parë i shkollës , dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Mesditën e sotme ka ndodhur një incident në shkollën e mesme të ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj, ku një nxënëse 13-vjeçare u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Vajza u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, teksa edhe Policia është njoftuar për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se vajza është pranuar në këtë qendër me lëndime të rënda, pasi dyshohet se ishte rrëzuar nga kati i parë i shkollës, sot pas orës 12:00.

Pasi i është dhënë ndihma e parë në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes serioze.

Sinjali mëson se posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi akoma nuk dihen detajet në të cilat ka ndodhur incidenti.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )