Reagon:Levizja Vetevendosje Dega Suharekë
Me arsyetimin për rritje të pagave të punonjësve të Ekoregjionit është tentuar të rritet tarifa prej 4.50€ në 6€ për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave.
Rregullorja e prezantuar në asamble në mbledhjën e muajit Shkurt u kundërshtua nga asambleistët për shkak të rritjes së çmimit.
Ngarkimi i qytetarëve të Komunës së Therandës me këtë tarif shtesë vetëm do të rëndojë të gjithë qytetarët e Komunës sepse nuk do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe rritjen e pagave të punonjësve të ndërmarrjes Ekoregjioni ngase nuk është kompetenc e Komunës kjo çështje.
Andaj ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi kundërshtuar këtë rritje e do t’a kundërshtojmë përsëri dhe kërkojmë nga qytetarët dhe asambleistët e partive të tjera ta bëjnë të njëjtën.
CATEGORIES Lajme