Ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe ikë nga shtëpia, Policia e shpall në kërkim

Ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe ikë nga shtëpia, Policia e shpall në kërkim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje pasdite në një familje në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën nga burri, i cili e ka sulmuar fizikisht, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i raportimit, policia është aktivizuar për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti është larguar nga shtëpia dhe përkundër kërkimeve, zyrtarët policorë akoma s’kanë rënë në gjurmët e tij. 

Teksa kërkimet po vazhdojnë, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

CATEGORIES
TAGS
Share This