Dyshohet se dhunoi të miturën në një motel në Prizren, ky është 22-vjeçari që u arrestua

Dyshohet se dhunoi të miturën në një motel në Prizren, ky është 22-vjeçari që u arrestua

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Edinis Berisha, 22-vjeçar.

Berisha dyshohet se më datën 7 të këtij muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në një motel në qytetin e Prizrenit.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia, ku bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje.

CATEGORIES
TAGS
Share This