Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike, ku një i ri i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë sonte, pas aksidentit të rëndë në trafik në fshatin Polac të Skenderajt.

Sinjali mëson se viktima është Arxhend Goxhuli, 30-vjeçar, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )