Goditet për vdekje këmbësorja 65-vjeçare👇

Goditet për vdekje këmbësorja 65-vjeçare👇

Aksident në rrugën Prizren – Gjakovë, goditet për vdekje këmbësorja 65-vjeçare👇

Një grua e moshës 65-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prizren–Gjakovë.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

I njëjti ka thënë se aksidenti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare”- ka thënë ai.

CATEGORIES
TAGS
Share This