Terminalit nuk i vazhdohet licenca, shteti e merr nën menaxhim

Terminalit nuk i vazhdohet licenca, shteti e merr nën menaxhim

Terminali doganorë në pikën kufitare të Merdares ka kaluar në menaxhim të shtetit. Burime të IndeksOnline kanë treguar se terminali doganor në këtë pikë i ka kaluar afati i licencës dhe se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk do ta licencoj, për arsye se terminalet do të kalojnë nën menaxhim të shtetit.

“Në pikën kufitare të  Merdares, shteti e ka marrë me qira një parking dhe ajo po shfrytëzohet si terminal doganor. Po ashtu edhe në vendet  tjera terminaleve me pronësi private më nuk do të ju vazhdohet licenca. Jemi duke punuar që në mënyrë graduale me i  marrë nën menaxhim terminalet të cilat deri tash kanë qenë me pronësi private”, ka thënë ky burim.

I njëjti ka treguar se efekti i menaxhimit të terminaleve nga ana e shtetit ka ndikuar drejtpërdrejtë në koston e shpenzimeve të biznese.

“Bizneset të cilat në të kaluarën kanë paguar për qëndrimin e kamionëve me mallra në terminalet private 45 euro për qëndrim 24 orësh , tani në disa pika që janë nën menaxhim të shtetit paguajnë vetëm 5 euro”, ka thënë ky burim.

Po i njëjti burim ka thënë se janë duke punuar që bizneset që transportojnë mallra nga jashtë të kenë sa më pak kosto dhe se sipas këtij burimi kjo kosto të diktohet edhe tek çmimet e produkteve që ata i hedhin në treg.

“E kemi portin e Durrësit i cili si projekt ka ndikuar që bizneset të kenë shpenzime operacionale rreth 10 % në apo 2 milionë euro në vit”, ka thënë ky burim.

CATEGORIES
Share This