Gold AG dhe Kastriot Tusha publikojnë këngën “Ushtar Kavaja”


Këngëtari i njohur, Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, ka publikuar projektin e ri “Ushtar Kavaja” në bashkëpunim me Kastriot Tushën.

Arian Agushi e ka bërë melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës, me orkestrim të Alban Fortunës.

Indrit Cara (i njohur si Ushtar Kavaja) ishte një veprimtar, aktivist dhe ushtar shqiptar, i cili vdiq duke luftuar në Luftën e Kosovës në mars të vitit 1999. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, ai la Londrën, ku kish kohë që jetonte dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.

CATEGORIES
TAGS
Share This