Arbër Potoku mund të largohet nga Ballkani gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mbrojtësi mitrovicas ka shkëlqyer sezoneve të fundit, derisa ka zgjuar interesimin e gjigantit shqiptar Tirana.
Ka qenë gazetari i ArtMotion, Arbon Flugaj që ka raportuar se Tirana ka kontaktuar me Ballkanin gjatë këtyre dy javëve të fundit, duke kërkuar me çdo kusht të afroj në radhët e veta futbollistin Arbër Potoku.
Sipas disa burimeve shumë të sigurta, oferta që Potoku ka marrë nga Tirana ka kushte shumë më të mira se kontrata e tij aktuale tek Ballkani dhe ka tunduar futbollistin, mirëpo kampionët e Kosovës nuk do e lejojnë asesi largimin e tij në këtë fazë të sezonit.
Pra, ashtu siç kam mësuar për momentin gjasat janë të mëdha që Potoku të mbetet në Therandë, por bardheblutë do provojnë deri në orët e fundit të merkatos transferimin e tij teksa të njëjtin do provojnë ta afrojnë edhe në verë.