Njoftim nga Fc.Ballkani!

Njoftim nga Fc.Ballkani!

Ditën e sotme e përfunduam fazën përgatitore në Antalya të Turqisë e cila zgjati gjithsej 14 ditë.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja përveç stërvitjeve zhvilloi 3 ndeshje miqësore që u mbyllën me fitore nga portokall e zinjët, e po ashtu gjatë kësaj faze u mbajt edhe ndeshja e Superkupës së Kosovës 2021/2022 të cilën e fituam.

Ne do të udhëtojmë për Kosovë sot dhe jemi të gatshëm për synimin e stinorit pranveror, të mbrojmë titullin kampion.

Na priftë e mbara Suharekë 🧡

FCBallkani

PreSeason

CATEGORIES
TAGS
Share This