Njoftim nga Drejtoria e Financave Suharekë
Sqarim për tatimpagues ne Komunën e Suharekës e pikrisht tatimin në pronë:
Të nderuar tatimpagues ashtu siç jeni informuar pëmes mediave dhe zyreve të tatimit ,tatimet në prona-parcela dhe objekte janë rritë nga ministria e financave si rezultat i rritjes se vlerës së vlerësuar të pronave dhe objektve në komunë që ky vlersim bëhet nga ministria qdo 3-5 vjet.
Komuna e Suharekës është e ndarë në 6 zona të vlersimit të pronave dhe objekteve.
Fatura e tatimit në pronë llogaritet vlera e një prone apo objekti shumëzohet me koficientin të cilin ka caktuar Komuna.
Koficienti nga ministira është min 0.15 % dhe max 1% e vlerës së pronës ,komuna Suharekës ka caktuar min 0.15 % për vlerë, në minimum që lejohet me ligj.
Psh shtëpia vlersohet 50,000 x 0.15%=75 euro
Parcela oborri 20,000 x 0.15% =30 euro
Total 105 euro vjetore .
andaj të gjithë ju qytetar që mendoni se nga ky vlerësim prona juaj është mbivleresuar apo vlerësuar jo drejtë ,e keni të drejtën që të ankoheni për “Çertifikatën e vlerës së prones” në bazë të UA MF-nr.02/2019 për Procedurat Ankimore të Tatimit në Pronë, në ankesë duhet të ketë ndonjë dëshmi qoftë:kontratë e shitëblerjes personale, vlerë referente e zonës për rreth ose ndonjë fakt tjetër,apo dëshmi e vlerësimit nga ndonjë vlerësues i certifikuar!
Procedura e ankimimit e parasheh që ankesën të dorëzoni në Komunë,Komuna ankesat i dërgon në Departamentin e Tatimit në Pronë tek Ministria e Financave (shih formularin) dhe ata e shqyrtojnë ankesën!
Ankesat mund ti bëni nga dita e nesërme
Data 26.01.2023
Me këto procedura dhe veprime nënkuptojmë dhe sqarojmë tatimpaguesin se vlerësimin e ka bërë Ministria e Financave e jo Komuna!
Për qdo paqartësi apo informacion lajmrohuni në zyret e drejtoris së Financave Suharekë.
Me respekt Labinot Halitjaha
Drejtoria për Ekonomi ,Financa dhe Buxhet
SUHAREKË