Bamirësa ju lutem ta ndihmojmë Besnikun!

Bamirësa ju lutem ta ndihmojmë Besnikun!

Ky është Besnik Veseli, 27 vjeç nga Açareva e Skenderajt.

Jeta e Besnikut është krejt dhimbje.

Babain e ka dëshmor nga lufta e fundit. Nëna i ka vdekur, dhe jeton vetëm me mbesën, pasi motra e tij pas një tragjedie është priviluar nga liria.

Besniku, jeton me një ndihmë sociale prej 110 eurosh, në këtë të ashtuquajtur shtëpi. Të punoj nuk mundet për shkak se duhet kujdesur për mbesën 10 vjeçe.

Ai hezitoi të flas për televizion. Thjesht ndihej keq. Dhe për ta ndihmuar Besnikun, me aprovimin e tij e bëra këtë postim bashkë me fotografi.

Numri i telefonit të Besnikut është ky: 045553476

Besniku dhe mbesa e tij kanë nevojë për gjithçka: Ushqime, veshmbathje por edhe shtëpi.

Dhe ujë, pasi fshati nuk ka ujë të pijshëm.

Nga: Besart Galica

CATEGORIES
Share This