Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani
Ndeshja e xhiros së parë mes Malishevës dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohet të dielën, është shtyrë për një datë tjetër, ka konfirmuar Komisioni i Garave.
Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00 ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet për një datë tjetër, thuhet në njoftimin nga FFK.
Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News