Gjykata merr vendim për të riun nga Suhareka që dyshohet se sulmoi seksualisht një 14-vjeçar

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Fitim Alijajt, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një djalë të moshës së mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media Gjykata ka bërë të ditur se i ka caktuar Alijajt masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurit F.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj personit nën moshën 16 vjeç”, thuhet në komunikatë.

Sinjali mëson Alija është person i njohur për familjen e 14-vjeçarit me të cilin dyshohet se abuzoi seksualisht.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

CATEGORIES
TAGS
Share This