Sylaj: Vetëm dy javët e fundit në Suharekë kemi shqiptuar 745 gjoba për kundërvajtje

Nga sonte policia shton aktivitetin e pas mesnatës

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë, ku tha se po bëhen përgatitjet për Festën e Diasporës “Diafesti 2022”, për programin e së cilës do të njoftojmë në vazhdimësi. Pastaj ka fol edhe për takimet dhe aktivitetet që janë zhvilluar e për të cilat ju kemi informuar gjatë dy jave. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bërë të ditur se nga sonte do të ketë aktivitet më të madh të policisë pas orës 24 sidomos do të ketë kontrollë të atyre që po kthehen nga dasmat dhe ahengjet e ndyshme. Do të bëhet edhe testi i promileve të alkoholit, pasi dyshohet se pas ahengjeve mund të ketë vozitës që kanë përdor alkohol. Më pastaj Sylaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 8 aksidente në trafik, 2 raste dhunë familjare, 2 falsifikim i parasë, 3 dëmtim prone, 1 organizim i skemave piramidale, 1 vjedhje, 1 gjetje e municionit, 1 ngacmim dhe 3 raste lendim i lehtl trupor. Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 745 tiketa për kundervatje dhe 30 urdhëresa të realizuara.

CATEGORIES
TAGS
Share This