Shenja paralajmëruese e iPhone që tregon se po ju përgjojnë
Iphonat kanë një shenjë paralajmëruese që tregojnë nëse një aplikacion po përdor kamerën tuaj. Kjo është një nga metodat më të shkëlqyera për këdo që është ‘shqetësuar’ ndonjëherë se aplikacionet mund t’i spiunojnë ato.
iPhone juaj ka një kamerë në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që privatësia është e rëndësishme. Megjithatë, nëse aplikacionet do të aktivizonin në mënyrë të fshehtë kamerën tuaj, atëherë kjo po që do të ishte një pushtim i madh sa i përket privatësisë.
Së fundmi, Apple ka ndërtuar një sistem alarmi me ngjyra për t’ju njoftuar për mashtrime të tilla. Një sistem pikash jeshile dhe portokalli në iPhone mund t’ju lajmërojnë sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera juaj.
Pra, nëse ndonjë aplikacion ju regjistron, do ta dini këtë. Kjo veçori u shtua në iPhone në përditësimin e iOS 14, por mund të mos e keni vënë re më parë.
Një pikë e vogël jeshile shfaqet në këndin e sipërm djathtas të ekranit kur aktivizohet kamera. Provoni të klikoni në aplikacionin tuaj të kamerës dhe shihni pikën jeshile që shfaqet. Do të shfaqet portokalli nëse mikrofoni është aktivizuar.