“E fshehu fshesën elektrike”/ Nusja e bën për spital vjehrrën 76-vjeçare, e rrah me bisht fshese

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe vjehrrat të cilat kanë probleme me nuse, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Bellopojë të komunës së Podujevës, ku re e vjehërr kanë përfunduar në stacion policor.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar një 76-vjeçare, e cila ka deklaruar se reja e saj e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur me fshesë të dorës. 

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Por të gjitha akuzat e vjehrrës së saj, i ka mohuar 47-vjeçarja, e cila thotë se nuk e ka goditur të moshuarën. Sipas saj me fshesën e cila ka bishtin e drurit, ajo vetëm ka fshirë shtëpinë, pasi pohon se fshesa elektrike i është fshehur nga vjehrra e saj.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

CATEGORIES
Share This