Albion Rrahmani drejt gjigantit të Evropës

Albion Rrahmani drejt gjigantit të Evropës

Tri klube evropiane janë interesuar për sulmuesin e FC Ballkanit, Albion Rrahmanin.

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në sezonin e fundit, Albion Rrahmani, karrierën do ta vazhdojë në Evropë.

Rrahmani do të largohet nga Ballkani para ndeshjeve ndërkombëtare që ekipi nga Suhareka do t’i ketë në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

RTV Dukagjini” mëson se Dinamo Zagrebi në Kroaci, Ludogoretsi i Bullgarisë dhe Ferencvaroshi në Hungari, janë seriozisht në garë për Rrahmanin. Interesim ka edhe nga Belgjika e Holanda.

22-vjeçari ka shkëlqyer me Ballkanin këtë sezon në Superligë. Realizoi 21 gola dhe fitoi titullin e dytë rresht me suharekasit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )