Për 8 Mars, Mirënjohje për gratë e suksesshme në biznes
Për 8 Mars, Mirënjohje për gratë e suksesshme në biznes
Komuna e Suharekës, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, ka organizuar takim me gratë e suksesshme në biznes, menagjim e udhëheqje.
Në këtë solemnitet kanë qenë prezentë shumë të ftuara që janë udhëheqëse të bizneseve, po ashtu edhe udhëheqëse institucionale dhe jo vetëm.
Për t’i përshëndetur dhe për t’i falënderuar zonjat, ka qenë edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili tha se gratë janë shtylla e shoqërisë sonë dhe po ashtu edhe e familjeve tona, sepse ato vazhdojnë të japin koontribut të jashtëzakonshëm në mengajim e udhëheqje.
Po ashtu fjalë rasti ka pasur edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, e cila në fillim ka folur për historikun e kësaj dite e pastaj i ka uruar të gjitha zonjat që siç tha ajo “gratë i japin shpresë botës”, e duke i falënderuar të gjitha gratë e pranishme që secila prej tyre është e suksesshme në një biznes e po ashtu edhe në menagjim institucional, duke shtuar se Komuna jonë vazhdimisht ka pasur gra të zonja ne sfera të ndryshme.
Prezente kanë qenë edhe dy deputetet nga Komuna jonë, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyqi si dhe asamblesitet komunale.
Në fund, për zonjat e sukseshme në biznes, u ndanë Mirënjohje, e ndërsa për të gjitha të pranishmet, u shprndanë lule.