Këto janë rregullat e reja për kosovarët që ia mësyejnë Zvicrës

Zvicra ka njoftuar për masa më të ashpra kundër COVID-19 të premten më tre dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një njoftimi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, këto janë rregullat e reja për të hyrë në Zvicër:

1. Të gjithë personat që udhëtojnë për në Zvicër duhet të plotësojnë një formular shëndetësor në formë digjitale para nisjes. Formulari digjital mund të plotësohet në https://swissplf.admin.ch/formular. Personat të cilët nuk kanë të plotësuar këtë formular në formë digjitale nuk mund të pranohen për udhëtim.

2. Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Zvicër duhet të posedojnë edhe PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë para kohës së nisjes. Kjo vlen edhe për udhëtarët e vaksinuar. TESTI ANTIGEN NUK PRANOHET PER UDHETIM NE KETE RAST

Masat do të hyjnë në fuqi të hënën më gjashtë dhjetor dhe do të jenë efektive deri më 24 janar.

CATEGORIES
Share This