Shenjat që tregojnë se fëmija vuan nga ADHD

ADHD njihet si çrregullimi i përqendrimit dhe hiperaktivitetit

Është një çrregullim i shëndetit mendor, i cili mund të ndikojë dukshëm në stilin e jetesës së fëmijës dhe në marrëdhëniet që krijon.

Ndonëse simptomat janë të shumta, është e vështirë për t’i dalluar me lehtësi.

Përqendrohet vetëm tek vetja: Një fëmijë me ADHD zakonisht ndërpret të tjerët, flet pa menduar, nuk i interesojnë kërkesat e të tjerëve dhe kanë vështirësi për të pritur në radhë.

Shqetësime emocionale: Këta fëmijë kanë probleme me emocionet e mira ose të këqija; shpërthejnë shpesh nga inati

Nervozizëm: Ata përpiqen të bëjnë të kundërtën e asaj që u thuhet, ngulin këmbë tek dëshira e tyre dhe kur nuk iu plotësohet, kalojnë në nervozizëm.

Detyrat janë të papërfunduara: Fëmijët me ADHD kanë shumë interesa, por i lënë ato të papërfunduara sepse u tërheq vëmendjen diçka tjetër.

Mungesë përqendrimi: Duket sikur janë duke ju dëgjuar, por në fakt ndodh e kundërta, shkruan Anabel.

Hutim: Këta fëmijë, edhe pse zakonisht janë të lëvizshëm, ndodh që në disa raste të jenë edhe të hutuar dhe nuk përfshihen me fëmijët e tjerë.

Diagnostikimi i fëmijëve me çrregullime të përqendrimit dhe hiperaktivitetit bëhet nga mjekët specialistë ndaj nëse vëreni këto simptoma, këshillohuni me mjekun e familjes. 

CATEGORIES
TAGS
Share This