Serbi vret bashkëshorten Shqiptare

Një shtetas serb 59-vjeçar ka vrarë sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck.

Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, një serb i paidentifikuar sulmoi me thikë gruan në një apartament të përbashkët dhe i shkaktoi vdekjen.

Policia u lajmërua rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje. “Të gjitha tentativat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, tha kryeprokurorja Katja Tersch.

Sipas austriakes, “Kronen Zeitung”, arma me të cilën është kryer vrasja është një thikë kuzhine. Vrasësi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Gazeta austriake thekson se “me sa duket gjatë mëngjesit ka pasur një sherr mes bashkëshortëve, i cili në fund ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit”. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i fjalosjes.

Hetimet për këtë rast i ka marrë shërbimi kriminal, ndërsa gjatë ditës së sotme do të kryhet autopsia e viktimës. 

CATEGORIES
Share This