Ndahen Fjolla Morina dhe Fisnik Syla? Ja çka po ndodhë me çiftin e shumëpërfolur
Prej kohësh po përflitet për një ndarje të një prej çifteve më të komentuara në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për artisten Fjolla Morina dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla, të cilët morën vëmendje me veprimin e fundit të ndërmarrë në rrjete sociale.
Dyshja duket se kanë fshirë të gjitha imazhet e përbashkëta që kishin në Instagram e po ashtu nuk ndjekin më njëri-tjetrin.
Nuk dihet nëse të njëjtit e kanë bërë këtë vetëm për të qenë në fokus të medieve apo nëse kjo ka ndodhur në të vërtetë.
Sidoqoftë, presim të shohim në vijim nëse do ketë ndonjë reagim nga çifti i popullarizuar.
Këngëtarja ndërkohë është rikthyer në rrjete sociale pas një kohe të gjatë dhe 35-vjeçarja u lirua pak ditë më parë nga paraburgimi.
Ajo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqë mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri./Telegrafi