Spaska faj Luizi! Pas dyshimeve te tij, Butrinti tron dit rrjetin, ja cfare deklaron per Kiaren

Spaska faj Luizi! Pas dyshimeve te tij, Butrinti tron dit rrjetin, ja cfare deklaron per Kiaren

Situata e krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, në mes të Kiarës dhe Luizit, ka përfshirë padyshim edhe këngëtarin e njohur Butrint Imerin.

Kjo për shkak të lidhjes që kishte moderatorja me të.

Jo rrallëherë është përfolur emri i Butrintit brenda shtëpisë, madje edhe nga vetë Kiara, e cila ishte deklaruar se ai “ishte i duhuri, por në kohë të gabuar”.

Ndërkaq, për Kiarën ka reaguar edhe këngëtari, ai përmes në Instastory kishte përkrahur atë.

Mirëpo, së fundmi ai ka publikuar një foto te tijën, e që mbishkrimi lë për të dyshuar se ishte dedikim për Kiarën.

“A të merr malli që nuk jemi më?”, ka shkruar Butrinti, vargun të cilin e thotë edhe në këngën të lansuar së fundmi, “Lule e dashnisë”.

Ndërkaq, Luizi të enjten ka folur me banorët se çfarë do të bënte nëse Butrinti do t’i bashkohej shtëpisë së BBVA. Ai theksoi se Butriniti do ta nxirrte komplet jashtë loje

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet,”, ka thënë Luizi.

CATEGORIES
TAGS
Share This