Kaq do të qëndrojnë në burg dy zyrtarët e Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës

Kaq do të qëndrojnë në burg dy zyrtarët e Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), Enver Shabanit, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashit, zyrtar i Komunës së Suharekës, të cilët po dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )