Ky është 49-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksident

Ky është 49-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksident

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes, në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë ka humbur jetën një 49-vjeçar. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa shoferi i dyshuar është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident trafiku është Hasan Shabani.

49-vjeçari nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që pësoi dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia dhe është bërë e ditur që kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. 

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )