Ballkani shpreh interesim për këtë lojtar por transferimi i tij do të jetë i vështirë

Ballkani shpreh interesim për këtë lojtar por transferimi i tij do të jetë i vështirë

Ballkani do ta përforcojë ekipin në këtë merkato para paraqitjeve në fazën e parë kualifikuese të Champions League.

Ekipi i Ballkanit pritet të përforcohet në vijën ofansive dhe pëlqimi i ekipit nga Suhareka është Vesel Limaj, mëson GazetaBlic Sport.

Klubi suharekas e pëlqen futbollistin i cili aktualisht luan në Rumani te skuadra e Hermannstadt. Marrëveshja e transferimit të Limajt mund të jetë e vështirë shkaku që lojtari ka kontratë me klubin rumun edhe një vit.

Megjithatë, asgjë mes palëve nuk është arritur, veçse Limaj shihet si opsion për fazën sulmuese.

Limaj ishte prezent në Suharekë në ndeshjen ku Ballkani u kurorëzua me titullin kampion, ku ai shikoi nga afër ballafaqimin ndaj Gjilanit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )