Ngjarje e dhimbshme për familjen Neziri : 50-vjeçari humb jetën si pasojë e sulmit kardiak

Ngjarje e dhimbshme për familjen Neziri : 50-vjeçari humb jetën si pasojë e sulmit kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Fushë Kosovë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e sulmit kardiak. Sinjali mëson se rasti fillimisht u denoncua kur viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetojë dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Agron Nezirin, shtetas i Maqedonisë, i cili fillimisht ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Posa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje, ekipi mjekësor pas ekzaminimeve për shenjat vitale, ka konstatuar që viktima ka ndërruar jetë.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )