Arrestohen 5 punonjës të “Viva Fresh Store Logistic”, dyshohet se morën alkool nga depoja

Arrestohen 5 punonjës të “Viva Fresh Store Logistic”, dyshohet se morën alkool nga depoja

Janë arrestuar pesë persona në Graçanicë nën dyshimin se kanë marrë një sasi të alkoolit brenda depos se “Viva Fresh Store Logistic”.

Rasti u raportua nga drejtori i këtij marketi, derisa ka treguar se nuk ekziston evidentim i alkoolit për dalje nga depoja, me ç’rast dyshon në stafin menaxhues të depos, përcjell teve1.info.

5 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Suhadoll , Graqanicë, 19.05.2023-08:32. Ankuesi mashkull kosovar drejtor në ,,Viva Fresh Store Logistic ‘’, ka njoftuar se në depo është konstatuar mungesa e një sasie te alkoolit për të cilën nuk ekziston evidentim për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues të depos. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, raporti i plotë i policisë

CATEGORIES
TAGS
Share This