<br />Policia e Kosovës ka arrestuar dy mjekë, dyshohet se kërkuan ryshfet për të kryer ndërhyrje<br />


Policia e Kosovës ka arrestuar dy mjekë, dyshohet se kërkuan ryshfet për të kryer ndërhyrje

Janë arrestuar dy doktorë në Gjilan, të cilët dyshohen se kanë kërkuar ryshfet për të kryer një ndërhyrje.
Përmes një komunikate për media policia ka bërë të ditur se të dyshuarit tashmë janë ndalur për 48 orë, përcjell lajmi.net.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë.”, thuhet në komunikatë.

PK bënë të ditur se pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit), hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar

CATEGORIES
TAGS
Share This