Njoftim:Klubi Volejbollit Gjinoci

Njoftim:Klubi Volejbollit Gjinoci

Përshëndetje miqësi, sportdashës e mbështetës të Klubit të Volejbollit “GJINOCI”.

Ndeshje pas ndeshje, hap pas hapi, me sakrificë, mundim e krenari, kemi arritur që ta sjellim klubin në një momentum shumë të rëndësishëm të këtij sezoni.

Kampionatin e rregullt e mbyllem me të gjitha fitore dhe vetëm një humbje, por tani për ne ka trokitur finalja e vërtetë.

Si kampione të Perëndimit në Ligën e Parë, do të ndeshemi nesër në Drenas, me homologet tona nga Divizioni i Lindjes, KV Feniksin. Fitorja ndaj tyre na inkuadron në Superligën B, ku apetitet e ambiciet tona do të rriten edhe më shumë.

Me kënaqësi, e nderuar dhe me shumë dashuri, iu ftoj të gjithëve që keni mundësi, të vini e t’i përkrahni vajzat tona, për ta kurorëzuar suksesin e këtij edicioni, deri në fund.

Para dy dekadave, së bashku e kemi shkruar historinë e GJINOCIT në volejbollin kombëtar, duke u shpallur kanpione e fituese të kupës. Tani është radha që sërish bashkë, ta shkruajmë historinë e re!
NESER NE ORA 13:00
PALESTRA HYSNIH JETULLAHU

CATEGORIES
TAGS
Share This