Muharremaj si Baba Vanga, parasheh Kryetarin e ardhshëm të Komunes së Suharekës!

Muharremaj si Baba Vanga, parasheh Kryetarin e ardhshëm të Komunes së Suharekës!

Kryetari Bali Muharremaj gjate dites ka qendrar në Semetisht, nga ku ka postuar disa fotografi duke bashkëbiseduar me disa femijë atje.
Kujtojmë që po sot, asambleisti i LDK-së, nga Semetishti z.Flamur Bytyçi ka kritikuar ashpër Muharremajn për keqmenagjim të parasë publike, duke e quajtur qeveri e paaftë qeverisjen Muharremaj.
Suhareka New ka kontaktuar me keshilltarin e Muharremaj, Brahim Thaçin duke e pyetur se çfarë ka biseduar kryetari me femijët.
Sipas Thaçit, Muharremaj ka biseduar me femijët për tema të ndryshme, mirëpo më e veçanta ishte teksa Muharremaj iu tha femijëve se ka parandjenjen që kryetari i ardhshëm i komunës do të jetë nga fshati Semetisht, sigurisht duke aluduar në asambleistin Flamur Bytyçi./SuharekaNews

CATEGORIES
TAGS
Share This