Çohet jerm dhe bie nga ballkoni, vdes 13-vjeçari

Çohet jerm dhe bie nga ballkoni, vdes 13-vjeçari

Një 13-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhut sot rreth orës 05:15 të mëngjesit, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan.

Policia bëri me dije se mituri ishte vetëm në shtëpi momentin që ndodhi ngjarja tragjike.

13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

CATEGORIES
TAGS
Share This