Tre lojtarë të Ballkanit prinë në ligë për më së shumti pasime të bëra, mësoni emrat e tyre

Tre lojtarë të Ballkanit prinë në ligë për më së shumti pasime të bëra, mësoni emrat e tyre

Nuk do koment që Ballkani qarkullon shumë topin. Skuadra e Ilir Dajës e ka këtë pikë të fortë në lojën e saj. Tre nga futbollistët e vet janë me më së shumti pasime në ligë.

Përveç që është në pozitën e parë tabelare, kampioni në fuqi është duke bindur edhe me lojën e vet të cilën e tregon çdo javë

Ueb faqja jonë posedon statistikat e plota nga lojtarët që kanë bërë më së shumti pasime në Superligë. Në tre vendet e para prinë lojtarët e Ballkanit.

I pari është Dellova me 72.55 pasime për ndeshje. Pason Emërllahu me 69.30 dhe Jashanica me 66.23. Më pas vijnë Sinani me 62.80 për ndeshje si mesatare, Limani 57.60, etj.

CATEGORIES
TAGS
Share This