
Vetëvendosje Suharekë:Dje fituan banorët e Komunës së Therandës
Dje fituan banorët e Komunës së Therandës!
Dje, datë 28 shkurt u mbajt mbledhja e II-të e Kuvendit Komunal Therandë për vitin 2023. Në rend të ditës ishte edhe Shqyrtimi i projekt-Rregullorës për menaxhimin e mbeturinave në teritorin e Komunës së Therandës, rregullore sipas të cilës parashihej një rritje e çmimit të faturës për konsumatorët e amviserive, ata komercial/industrial dhe institucional.
Rritja prej 33.3% e çmimit të faturës për konsumatorët e amvisëris ishte e panevojshme dhe e papranushme, andaj si grupë i kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kërkuam nga antarët tjerë të Kuvendit Komunal që të mos votohej si pikë e rendit të ditës.
Më poshtë keni disa sekuenca nga seanca e kaluar në lidhje me këtë pikë, ndërsa seancën e plotë e gjeni në webfaqen zyrtare të Komunës.